Një tjetër largim ndodh nga skuadra e Kukësit. Këtë herë jo në ekipin e parë port e skuadra U-21. Ka qenë vetë trajneri i kësaj grupmoshe, Oltijon Kërnaja që ka njoftuar largimin nga verilindorët.
“Faleminderit Kukësi dhe mirupafshim në situata të tjera. Kënaqësi që i shërbeva një prej ekipeve më të mira shqiptare.
Çuna do iu kujtoj gjithmonë. Të bashkuar, shumë shpejt emrat tuaj do të lënë gjurmë në futbollin shqiptar.
Faleminderit për besimin Naim Halili dhe Eraldo Gjici. Respekte!”, ka shkruar timonieri i U-21.
Kujtojmë se Kërnana mori drejtimin e U-21 në shkurt të këtij viti, teksa e udhëheqi për pjesën e mbetur të sezonit. Kukësi e mbylli kampionatin në vendin e 6-të me 24 pikë .