Laçi dhe Kukësi janë ndarë në barazimin 1-1, në ndeshjen e cila është mbyllur pak minuta më parë. Ky rezultat nuk i shërben asnjë prej dy ekipeve, që kërkonin tre pikët për t’u ngritur akoma më shumë në tabelë dhe për të pasur një anë më të mirë psikologjike.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Kukesit Stavri Nica ka akuzuar arbitrin e ndeshjes per momentin e shenimit te golit te barazimit nga ana e ekipit laçian duke u shprehur:

“Nuk jam i kënaqur me barazimin, shpresonim që të fitonim. Cuditërisht arbitri jep një faull te goli i Lacit, lojtari ynë i çarë në kokë, shkon në VAR dhe kthehet, ndryshon vendim. Unë ngel pa fjalë në këto raste, futbolli është futboll dhe duhet të luhet si në gjithë botën.

Të mos gjykohet nga rivalët, nga ekipi që luan në shtëpi, jam pa fjalë. Kemi gjithë jetën në këtë profesion dhe zhgënjehesh në vendime të tilla. Në futboll, kur del para portierit nuk falet, duhej të shënonim golin e dytë dhe të tretë. Nuk ndodhi për fajin e futbollistëve tanë, të dalësh para portierit dhe të gabosh, nuk e di se çfarë emri t’i vendos”- eshte shprehur Nica.