Laçi i këtij sezoni nuk është në formën e vet më të mirë. Dejan Vukiçeviç mori përsipër të ndërtonte një ekip kompakt për të arritur objektivat maksimalë.
Por, edhe sot u mposhtën nga Erzeni me rezultat minimal 1-0. Në prononcimin e dhënë për Oversport, trajneri malazez tha:
“Është humbja e katërt radhazi me rezultatin 1-0. Mund të jemi ekipi i vetëm në Europë që pësojmë këto disfata. Kemi lojtarë të dëmtuar, kemi disa probleme në ekip. Të shpresojmë që gjatë pushimit të rikuperojmë disa lojtarë.
Humbja me penallti në minutën e fundit shtesë të djeg, por i tillë është futbolli. Kam folur me presidentin, kemi një komunikim të mirë.
Por do të diskutojmë sërish që të gjejmë një zgjidhje për të ndihmuar skuadrën që të dalë nga kjo situatë e vështirë. E tillë është puna e trajnerit, që gjykohet nga rezultatet”, ka thënë mes të tjerash Vukiçeviç.