Trajneri i Laçit, Gentian Mezani ka folur për Oversport pas humbjes në Shkodër përballë Vllaznisë.
“Ne nuk arritëm të ishim në ekuilibër dhe të qartë në veprimet tona.
Mungesat e shumta në mbrojtje ndikuan shumë dhe sot nuk ishim të qartë. Mungesat e shumta na vendosin në vështirësi, sidomos në fazën mbrojtëse.
Shkurtaj? Mendoj që ai është një lojtar shumë i mirë, por ka luajtur 90 minuta në Berat dhe tani që kemi edhe Guindon, alternohen në sulm. Ishte një zgjedhje taktike mos aktivizimi i tij si titullar”
Përgjegjësitë i marr unë, nuk i hedh askund tjetër. Nuk mund të them që jam i kënaqur apo jo kur pësojmë 4 gola, por siç e thashë, ndikuan shumë mungesat në mbrojtje” – u shpreh Mezani.