Vllaznia doli e mundur 3-1 nga vajtja e raundit të parë të Conference League kundër Linfield. Shkodranët dështuan të marrin rezultat në Belfast, edhe pse ndeshja mund të shkonte edhe ndryshe. Në fund, irlandezo-veriorët imponohen 3-1 dhe goli i Juricc vetëm sa zbuti humbjen e rëndë.
Trajneri i Linfield David Healy, ka komentuar takimin e dytë që skuadra e tij do të zhvillojë në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Sipas tij, asgjë nuk është e sigurtë dhe e di se cfarë atmosfere e pret skuadrën.
“Do të jetë një ambjent armiqësor. Kam qenë në Shqipëri shumë herë, dhe nga përvojat e kaluara, nuk mund të them se do të jetë një 90 minutësh i lehtë.
Vllaznia solli disa qindra tifozë në Belfast dhe mendoj se e pamë se sa të zhurmshëm ishin. Do të jetë 100 herë më keq në ndeshjen e dytë”, tha trajneri.