Arne Slot e ka pësuar keq, pas ngjarjeve në derbin që Liverpul luajti me Evertonin. Tekniku i Liverpulit është pezulluar me dy takime dhe po ashtu duhet të paguajë rreth 85 mijë euro gjobë.
Kujtojmë se pas vërshëllimës së fundit, trajneri u ndëshkua me karton të kuq. Slot u pa në diskutim të zjarrtë me arbitrin Majkëll Oliver, teksa sfida ishte mbyllur me barazim 2-2.
Federata nuk e ka falur në çështjen që mori disa ditë për t’u shqyrtuar. Ndeshjet në të cilat Slot do të mungojë, do të jenë ndaj Njukasëllit dhe Sauthemptonit.