Brazili ka mundur të eleminojë Meksikën ndeshjen e sotme nga Botërori “Rusi 2018” pas fitores 2-0. Lidhur me këtë dështim, ka reaguar trajneri i Meksikës, Karlos Osorio i cili ka thënë disa fjalë për autorin e njërit prej golave, Neymar.
“Është një turp për futbollin që humbet kaq shumë kohë me një lojtar. Ky duhet të jetë një sport për burra dhe jo me kaq shumë palaçollëqe.
Nuk është një shembull i mirë për futbollin, sidomos për fëmijët. Kishim një ndeshje me pozicionim të mirë, por fatkeqësisht, humbëm kohë me një lojtar dhe futbollistët u shpërqendruan nga ritmi i lojës.
Është një turp për futbollin e luajtur. Gjyqtari favorizoi dhe mbrojti Brazilin në situata të ndryshme.
Ne luajtëm si të barabartë ndaj një skuadre si Brazili, na mungoi vetëm efikasiteti para portës, u shpreh trajneri i Meksikës, Karlos Osorio në konferencën për shtyp.