Paulo Fonseka, dëshiron të përmirësojë Rafael Leaon dhe këto janë fjalët e tij të raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”, për të cilën trajneri i ri i Milanit ka deklaruar:
“Jam shumë i kënaqur me të dhe vërej se ai është më i prirur të angazhohet në mbrojtje për të mirën e skuadrës”.
Me këto fjalë 51-vjeçari ka theksuar besimin e tij për bashkëkombësin, duke shmangur megjithatë të shprehet për një përmirësim apo përkeqësim të mundshëm krahasuar me paraqitjet e tij të deritanishme në pesë sezone si kuqezi.
Fonseka kërkon që Leao t’i afrohet portave kundërshtare. Ai gjithashtu do të donte që në disa situata numri 10 të luante edhe si qendërsulmues, pasi Alvaro Morata tenton të lëvizë për t’u liruar hapësirë shokëve të skuadrës.