Një ironi e bukur e fatit! Milani eliminoi Juventusin dhe arriti në finalen e Superkupës së Italisë, atje ku do të përballet me Interin. Një debutim ëndrrash për Sergio Conceicao, trajnerin e ri të Milanit, që përmbysi bardhezinjtë në shifrat 1-2.

Ndërkohë në këtë debutim, trajneri i ri kishte si kundërshtar të birin e tij, Francisco Conceicao. Të paktën teorikisht, pasi edhe pse Francisco ishte zgjedhur si titullar për këtë takim, pësoi një dëmtim para takimit dhe duhej të ulej në stol.

Sergio, një trajner ekspresiv, kishte zgjedhur që të hiqte xhaketën në stol pas një ndeshje emocionuese. Megjithatë nuk dihet saktësisht nëse ishte nga adrenalina apo temperatura e lartë, pasi para takimit Sergio u shpreh se ishte me 39 temperaturë dhe ishte në mëdyshje prania e tij në takimin e djeshëm. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, ka pasur një përqafim mes babait dhe të birit që dje ishin kundërshtar. /Sport Ekspres/