Te premten do te jete luhet ndeshja e shumepritur ne mes Moldavise dhe Shqiperise. Per kete te fundit edhe nje barazim me shume mundesi i jep asaj bileten per ne “Euro 2024” ndersa vendasve u duhet fitorja per te shpresuar tek vendi i dyte dhe kualifikimi.
Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per emisioni “Koha Shtesë” trajneri i Moldavisë, Kleshenko, i cili ka vlerësuar jo pak Shqipërinë.
“Kur u hodh shorti i kualifikueseve, Çekia dhe Polonia ishin favorite për të kaluar më tej. Megjithatë ata e dinin fare mirë se ishte edhe Shqipëria në lojë për t’u kualifikuar. Shqipëria e meriton vendin e parë, është një ekip stabil, i shpejtë, me lojtarë që kanë aftësi të madhe teknike dhe mbi të gjitha, një trajner, që diti të bashkonte ekipin.
Të kualifikohet Shqipëria dhe Moldavia? Në futboll, është gjithçka e mundur. Por ne nuk ëndërrojmë, duhet ta marrim çdo ndeshje, si të jetë ndeshja jonë e fundit.
Ne po bëhemi gati për Shqipërinë. E kujtojmë ende sesa e vështirë ishte ndeshja për ne në Tiranë. Aty jemi mundur dhe tani do të bëjmë gjithçka për të dalë me rezultat pozitiv kundër Shqipërisë”, tha Kleshenko. /Sport Ekspres/