“Shifrat nuk gënjejnë, nuk ishim të lodhur”. Ky është mendimi i shprehur nga trajneri Maurizio Sarri pas fitores të marrë kundër Torino-s, që ka kthyer në krye të Serisë A Napoli-n e tij. “Kemi përfituar nga humbja e Inter-it, – ka thënë ai për Premium Sport. – Hamsik? Është një lojtar i jashtëzakonshëm”.Më pas ka zbuluar: “Kollarja e veshur për festën e Krishtlindje ka qenë një shaka për presidentin.
Dukem një rreckaman, por…”. “Kollaren e kam mbajtur për shumë vite”, ka thënë Sarri. Dhe më tej: “Ndoshta kemi qenë të lodhur në aspektin psikologjik, sepse sezoni është shumë i gjatë. Kam rishikuar ndeshjen me Fiorentina-n dhe në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë, por nuk kemi arritur të konkreitzojmë rastet e krijuara”.
“Hamsik? Ka shënuar, por ka disa ndeshje që është në rritje. Mario Rui po përmirësohet? Nuk ka forcën e Ghoulam, e ka më të vështirë të depërtojë, por kundër Torino-s ka bërë një ndeshje të mirë pas një fillimi të vështirë. Është një lojtar i mirë teknikisht, është e qartë se Ghoulam është një nga mbrojtësit më të mirë të Europës”, ka përfunduar trajneri i Napoli-t.