Gerd Haxhiu ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin Rubrika Sportive në RTSH.

Trajneri i njohur vlonjat bëri një analizë të shkurtër, por u shpreh i habitur edhe me zgjedhjen e bërë nga trajneri Ernest Gjoka.

” Nuk dua të flas shumë për kolegun tim, por do të veçoja zëvendësimin e bërë në pjesën e dytë.

Erald Çinari ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë. I mirë fizikisht, por që e njeh shumë mirë edhe portën.

Nuk besoj se ai duhet të zëvendësohej”, u shpreh Haxhia.