Tashme eshte zyrtare qe ne merkaton e janarit Abdurrahman Fangaj do te federohet me Vllaznine dhe do te vihet menjehere ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Shkodrani 23 vjeçar ka firmosur qe prej kohesh me kuqeblute por vetem tani do te federohet me ta sepse ka qene ne nje periudhe rehabilitimi pas nderhyrjes kirurgjikale qe ka bere ne gju muaj me pare.

Ai eshte ne fazen e fundit te rikuperimit dhe shume shpejt pritet t’i bashkohet ne stervitje pas pak ditesh dhe konsiderohet nje perforcim i rendesishem i Vllaznise.

Ne opinion ndoshta ka dyshime per ate nese Fangaj do t’i beje pune apo jo Vllaznise, por ne krah te tij ka dale nje njeri qe e njeh shume mire dhe ne fakt edhe ai eshte shkodran.

Behet fjale per trajnerin Ylber Zani i cili ka punuar per disa vite tek Laçi me mbrojtesin ne fjale dhe e njeh mire ate. Per kete arsye, ne nje shkrim te sotem ne “Shkodra Sport” per Fangajn, ka nderhyre me nje koment qe ka qene vertete interesant.

“Vllaznia do te kete ne dispozicion nje djale model dhe nje super- lojtar”- shkruan Ylber Zani. Nje vleresim qe ne fakt i ka brenda te gjitha dhe kesisoj kuqeblute duhet te ndjehen me fat qe pas 5 vitesh aktivizimi me sukses ne Laç, ky futbollist rikthehet serish te luaje per skuadren ku u formua si futbollist./SHKODRA-SPORT.COM/