U mendua se hoqi dore nga volejbollit shqiptar, per me teper qe muajt e fundit me se shumti ka jetuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por Besnik Lisha ka vendosur te rikthehet serish e te punoje per nje nga ekipet e kampionatit shqiptar.

Por ekipi i ri nuk eshte as Vllaznia dhe as Skenderbeu, me te cilet ka punuar edhe me pare. Diten e sotme ai eshte prezantuar si trajneri i ekipit te Pogradecit duke zene vendin e trajneres se meparshme Mimoza Shahu.

Njoftimi eshte dhene nga vete drejtuesit e klubit te cilet ne faqen e tij kane shkruar:

“Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi. Suksese!”