Ka mjaftuar një deklaratë e ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, shkodranit Astrit Hafizi kundër trajnerit aktual Cristian Panucci, që të shpërthejë një debat në mes tij dhe një tjetër trajneri shkodran.
Pikërisht, Ridvan Tulës i cili prej vitesh jeton në Kanada.
Ai ka qenë shumë i ashpër teksa në shkrimin e postuar për deklaratën e Hafizit, ka lënë një koment shumë të fortë ku shkruan:
“E njëjta fatkeqësi do të ishte sikur të ktheheshe ti, që vetëm vner të nxjerr goja për këdo e kurdo që të jepet mundësia.
Sa për aftësi profesionale e vlera morale je shum i aftë por veç për kritika e poshtërsina.
ZOTI e shpëtoftë futbollin prej teje!” Ky ka qenë statusi i tij dhe natyrisht që na bëri përshtypje.
Ndoshta ndonjë mëri personale apo zemërim ndaj tij. Për këtë arsye, “Shkodra Sport” e ka kontaktuar përmes telefonit Tulën dhe në fakt, ai i është mbajtur qëndrimit të tij.
Njëkohësisht, në lidhje me Astrit Hafizin ka shtuar:
“Unë si pjesë e ingranazhit të pastër të futbollit, kam pas gjithmonë probleme me pjesen tjetër të ingranazhit që mbolli farën e keqe të servilizmit, hipokrizisë, spiunave, mashtrusave etj. etj. etj.
Farë kjo që ndihmoi të paaftët të triumfojnë padrejtsisht. Unë kam qenë i vetmi që nuk kam qenë dakort që Astrit Hafizi nuk u përfshi në 11 lojtarët ma të mirë në historinë e futbollit shkodran, por si trajner filozofia e tij është një mashtrim i madh që dëmton sportistat e mbulon paaftësinë e tij.
Qarkullimi i topit në mbrojtje që ai kërkon, sjell një gabim të mbrojtësit dhe si rrjedhojë ndërshkim nga kundërshtari. Pra faji i mbetet mbrojtësit.
Kurse trajneri merr vlera për lojen e bukur me qarkullim topi si dhe është gjithmonë i justifikuar nga gabimi i mbrojtësit.
Kjo është një hile që vetëm profesionistat e mirëfilltë e kuptojnë.
Plus në oponencë me tendencë, gjithmonë këto tipa, kanë aftësi marramendëse për të manipuluar tifozat dhe mundohen të hedhin baltë mbi kolegët e tyre për të rritë vlerën e vet artificialisht.
Gjë kjo që pasohet me justifikimin e mësipërm, që “gaboi mbrojtësi” e nuk asht përgjegjësia ime”.
Ky është Astrit Hafizi dhe filozofia e tij por duhet me qenë profesionist për me e kuptu e jo tifoz.
Për sa i përket vlerave morale të tij nuk kam nevojë me sqaru asgja, se Shkodra e njeh shumë mirë atë e bijtë e saj. Kjo ishte arsyeja që unë reagova”.
© shkodrasport.com