Partizani u mposht minimalisht në Kukës 1-0 nga verilindorët dhe pas takimit ka folur trajneri Giovani Colella. Trajneri i të kuqve u shpreh i mërzitur për këtë humbje, ndërsa theksoi se ekipi i tij do të shohë vetëm përpara. Për mikrofonin e Oversport, italiani tha:
“Mendoj që jam i mërzitur sepse në pjesën e parë ia kemi dhuruar ne kundërshtarit. Kemi gabuar në vlerësimin që kishim. Gabimi që kam bërë ishte se rreshtova skuadrën si në ndeshjen e fundit. Sot nuk ishte i duhuri dhe mendoj se kam gabuar. Në pjesën e dytë është dëshmia se kam gabuar dhe më jep të drejtë.
Ndryshimet? Për momentin duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja e mesjavës në Kupë me Vllazninë. T’i marrim ndeshjet një e nga një. Fillimisht te Vllaznia. Mendoj se nuk ishte faji i lojtarëve. Ne vinim nga dy rezultate shumë të mira. Lojtarët nuk duhet të mbajnë fare përgjegjësi për këtë.
Temperatura e skuadrës? Tani do të rimarrim veten në spital.
E përsëris edhe një herë. Ndeshjen e kisha përgatit