Tomas Tuhel beson se Marko Verrati është ndër lojtarët më të mirë në botë dhe mund të bëjë që tifozët e PSG të besojnë në fitimin e trofeve më prestigjioz në botë.

PSG ka bërë një fillim perfekt këtë sezon, duke fituar tetë ndeshjet e para të Ligue 1 dhe duke u rikuperuar nga humbja e Ligës së Kampionëve në Liverpul me atë fitore 6-1 kundër Cverna Zvezdës.

Italiani Verrati ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në këtë fitore të thellë dhe për trajnerin Tuhel, ai është lojtari më i rëndësishëm i kampionëve të Francës.

“Për mua, nuk është një surprizë si luan Verrati”,- tha Tuhel në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Lion. “Marko është shumë i rëndësishëm, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, gjen zgjidhje në situata të mbyllura, në hapësirat shumë të ngushta, ai është shumë i sigurt dhe punon si i çmendur kur humbim topin.

“Është shumë mirë për ne, të ndikojmë të gjithë të tjerët, por edhe tifozët. Dua që tifozët tanë të mbështesin lojtarët tanë, pasi kemi futbollistët më të mirë në botë”./vipsport/