Asambleja e zakonshme vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit ishte edhe shansi më i mirë që Armand Duka t’i prezantonte anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv zgjedhjen e bërë, për të emëruar Edy Rejan në stolin e Kombëtares.
Pas punimeve në kohë rekord të Asamblesë, anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës zhvilluan mbledhjen me dyer të mbyllura ku u komunikua tekniku i ri kuqezi, i cili pritet të mbërrijë këtë të martë në Shqipëri, me zyrtarizimin që është çështje orësh.

Në fakt Asambleja ka marrë kohen e vet, tashmë që kemi mbaruar Asamblenë, detyra shumë e rëndësishme për në është plotësimi i stafit të kombëtares brenda kësaj jave”, tha Duka.
Duka komentoi dhunën e rikthyer në futboll, këtë herë në kategorinë e parë në dy sfida direkte, Besa-Bylis dhe Veleçiku-Shën Kolli.
“Tryeza me kryeministrin ka dhënë efektet e saj, për të bërë ndryshime imediate dhe në perspektivë. Futbolli është gare, emocion, mund të shfaqen probleme të tilla problemi është sesi sillemi ne me këto fenomene, vijoi kreu i FSHF-së.