Barcelona për momentin ka vendosur të konfirmojë në krye trajnerin Kike Setien. Mirëpo, për sezonin e ardhshëm duket thuajse e pamundur që ish-tekniku i Betis të jetë sërish në udhëheqjen e blaugranave.
Kjo për shkak të marrëdhënies së ndërlikuar me grupin e futbollistëve, e sidomos me Lionel Mesin, i cili duket shumë i ftohtë me trajnerin e tij.
Kështu, Setien me kalimin e ditëve e pret shkarkimi ndërsa në klub po punojnë për trajnerin e ri. Ndërkohë, nga Mundo Deportivo, një burim ky i besueshëm pranë Barcelonës, flitet me siguri se lojtarët kanë rënë dakord që skuadrën në sezonin e ardhshëm ta marrë përsipër Patrik Klajvert.
Ish-futbollisti e njeh mirë ambientin katalanas teksa për gjashtë vite ka luajtur në Camp Nou. Sa i përket fushës së trajningut, Klajvert ende nuk ka një eksperiencë të madhe, por yjet katalanas siç duket mendojnë se mund të përsërisë të njëjtin sukses si Pep Guardiola. /VipSport/