Trajneri i Sampdorias Klaudio Ranieri e konsideroi golin e yllit të Juventusit Kristiano Ronaldo si veprim të një basketbollisti të NBA.

Pasi u mposhtë në shtëpi nga kampionët në fuqi të Italisë, tekniku i mirënjohur italian i çmoi golat e Ronaldos dhe Dibalës si “perla”, ndërsa mbeti i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve të tij.

GENOA, ITALY – OCTOBER 20: Claudio Ranieri head coach of UC Sampdoria Team and Paulo Fonseca head coach of AS Roma during the Serie A match between UC Sampdoria and AS Roma at Stadio Luigi Ferraris on October 20, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

‘’Ronaldo bëri diçka që mund ta shihni në NBA. Asgjë tjetër nuk mund të thuet, urime dhe asgjë tjetër. Ata mund të kryejnë disa kombinime të jashtëzakonshme si bëjnë ‘Tre Tenorët’. Jam i kënaqur me paraqitjet e ekipit tim. Juventusi bëri disa gabime, por ne duhet të reagonim shpejt. Është për të ardhur keq, ishte një lojë e madhe nga ana jonë. Ata realizuan dy gola përrallorë”, shprehet tekniku veteran italian.

Portugezi i mahniti të gjithë tifozët e futbollit duke kërcyer mbi dy metra për të shënuar golin e dytë dhe të fitores për Juventusit përballë Sampdorias.