Viktima serbe të “drejtësisë selektive”. Kjo eshte fraza e trajnerit të Serbisë Mladen Krstanjiç ndaj arbitrit gjerman Brych.
Arsyeja ka qene refuzimi i tij për ta parë sistemin VAR në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Zvicrës, pas një episod te dyshimte ndaj sulmuesit Mitrovic.
“Për fat të keq, vetëm serbët janë të dënuar në bazë të drejtësisë selektive: së pari Gjykata Ndërkombëtare Penale Ndërkombëtare në Hagë, dhe tashme në futbolli me VAR-in”-eshte shprehur ai.
Fjalët e Krstajiç u cituan nga mediat në Beograd. Udhëheqja serbe gjithmone ka qene kunder Tribunalit te Hages e angazhuar per te ndjekur dhe denuar kriminelet serbe te luftes sepse sipas saj, ajo eshte treguar shume me e ashper me ta sesa me kriminelet kroate dhe muslimanet boshnjake.
Serbët, në episodin e dënimit te mohuar të Mitrovic, kanë paraqitur një ankesë për FIFA për refuzimin e arbitrit Brych per t’u konsultuar me VAR.