Alert Alcani ka bërë “mea culpa” në rrjetet sociale, ku kërkon falje për statusin e bërë pas ndeshjes me Burrelin.
Trajneri i Tërbunit shprehet se gjithçka ka qenë në kuadrin e nervave, ndërsa thekson se janë instanca të tjera ato që vlerësojnë paraqitjen e arbitrave nëpër ndeshje. Në postimin e bërë në facebook-un e tij, Alcani shkruante:
“Para disa diteve kam nxjerre nje status pas ndeshjes me Burrelin per te cilin doja te kerkoja ndjese publike per kedo qe eshte ndjere i ofenduar, institucionit te federates apo albitrimit.
Ne jete ka plot situata te bukura, te veshtira, e qe na bejne te regojme edhe instiktivisht pa u kujdesur se si do interpretohet nga te tjeret. Nje gje eshte e sigurt, pasioni dhe deshira e pafundme qe perkushtimi im dhe i cunave te dale ne pah sepse e meritojne, te bejne ndonjehere te shkruash fjale qe lene shkas per interpretime.
Nuk a kam patur kurre ne natyren time qe te gjykoj te tjeret. Ka te tjera instanca te cilat e kane pergjegjesi te tyre.Ju falenderoj te gjitheve per mirekuptimin!”