Laszlo Balint e ka cilësuar si një fitore të rehatshme atë të skuadrës së Universitatea Kraiovës përballë Vllaznisë. Kuqeblutë u mundën 3-0 me gola të pësuar të gjithë në pjesën e dytë dhe tekniku i rumunëve deklaroi pas sfidës se gjithçka kishte shkuar sipas planit.
“Nuk ishte aspak e lehtë, jam i kënaqur me mënyrën se si skuadra e përballi ndeshjen. Nuk e kam thënë këtë vetëm një herë, asgjë nuk është rastësore. Çfarë ndodhi këtë të diel ishte një shenjë e mirë për ne, ne sot mund të shënonim që në aksionin e parë.
U thashë djemve në pushim se duhet të kishim durim dhe besim. Isha plotësisht i bindur se goli do të vinte. Kishte edhe pak mungesë fati, pasi kishim situata të pastra. Por nuk ka rëndësi kur u shënua, ka rëndësi kualifikimi.
Kemi luajtur ndeshje ku kemi qenë në kontroll të plotë. Sot gjithçka shkoi sipas planit, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë. Pap dhe Gaman e dinin q do të luanin 45 minuta secili pasi kjo ngjeshje e ndeshjeve është një sfidë. Ne duhet të ruajmë formën e mirë.
Jam i lumtur që kishim një rezultat të rehatshëm. Mendoj se nuk kishim asnjë problem në aspektin mbrojtës, ndërsa në sulm krijuam raste e shënuam tre gola”, tha Laszlo Balint.