Vllaznia B mori një fitore jetike në garën për mbijetesë në Kategorinë e Parë kundër Korabit ditën e sotme.
Kuqeblutë e drejtuar nga Ervis Kraja fituan me rezultatin 3-1 tashmë duke u larguar nga vendi i fundit.
Në një pronocim të shkurtër për Newsport.al , trajneri Kraja u duk shumë i kënaqur me këtë fitore dhe ka një falenderim të veçantë.
Kraja: “Ndeshja dhe fitorja me Korabin na rrit shumë shanset për një qëndrim në Kategorinë e Parë.
Uroj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ekipi të mos ndalet me kaq edhe në ndeshjet e rradhës.
Falenderoj të gjithë djemtë për angazhimin e tyre dhe lojën e shfaqur sot. Kam një falenderim të veçantë edhe për dy shokët dhe dy njerëz që i kanë qëndruar afër ekipit si Almiro Gurakuqi dhe Tedi Mula. Këta dy sponsorë na kanë ndihmuar në këtë sezon të vështirë për ne”./newsport/