Apolonia zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Vllaznisë. Sfida e luajtur në “Loro Boriëi” u mbyll në barazim pa gola edhe pse të dyja skuadrat kishin mjaft raste për shënim.
Në fund të këtij takim në një prononcim për mediat, trajneri i skuadrës shkodrane, Tomas Brdariç u shpreh se tashmë Vllaznia është e kompletuar dhe gati për sezonin e ri.
“Sot objektivi ishte që të aktivizoheshin ata lojtarë që nuk kishin shumë minuta. Jam i kënaqur me një pjesë loje, por duhet të punojmë më shumë për realizimin e golave pasi krijojmë shumë raste. Për momentin jemi kompletuar në çdo repart dhe tani do të ndërtoj skuadrën sipas ideve të mia.
Nuk më intereson pjesa individuale, por më intereson grupi. Jam I kënaqur sot pasi kishim disa momente të mira sot, por mungoi vetëm goli”, u shpreh trajneri Brdariç./newsport/