Vllaznia B mori një fitore jetike në garën për të qëndruar në Kategorinë e Parë sezonin që vjen.
Shkodranët fituan në shifrat 2-1 kundër një rivali si Tërbuni dhe në javën e fundit i mjafton një barazim kundër Burrelit për të siguruar gjithçka.
Mes vështirësive të këtij sezoni dhe peripecive që ka kaluar ekipi kuqeblu flet për Newsport.al, trajneri i kësaj skuadre, Ervis Kraja.
Ish-mbrojtësi në fjalën e tij është i bindur se Vllaznia B do mbijetojë. Ai u shpreh: “Ekipi nuk rrëzohet nga kategoria edhe po humbi në Burrel.
Jemi përballur me ekipe që mbështeteshin nga kryetar bashkie apo administrator me të gjitha kushtet e nuk ia dolën të mposhtin ekipin tonë modest.
Jemi sulmuar gjatë gjithë vitit sepse kemi qenë të vetëm. Unë këtë e mora si një sfidë personale.
Nga Kategoria e Parë bie Tërbuni ose Korabi. Këtë sfidë personale e kam fituar me çunat me punë dhe sakrificë dhe pa lek.
Po të kisha lekët dhe mbështetjen e duhur do isha në vendin e parë, por gjithsesi do të shohim vitin tjetër”./newsport/