Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz pas triumfit 4-0 ndaj Skënderbeut është shfaqur i lumtur për rezultatin, ndërsa është shprehur se ishte një fitore e bukur.
Tekniku theksoi se është e rëndëishme të qëndrojnë me këmbë në tokë. “Kemi parë që ka probleme por sot bëmë një fitore të bukur.
Me ardhjen e Gligorovit dhe të Krymit apo edhe të tjerë, sot dhamë gjithçka. Kjo është shumë mirë për Shkodrën. Kemi nevojë për tifoza.
4 gola? skuadra ka nevojë për stabilitet dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Shtubina? Kam lojtarë me eksperiencë dhe i mbështes këto.
Kjo është shumë e rëndësishme. Janë lojtarë që luajnë në pozicione të ndryshme. Shtubina ka luajtur edhe mbrojtës krahu”, u shpreh Jonuz./vipsport/