Drejtori sportiv i kuqebluve ka ndare rruget sot me pjesen tjeter duke i dhene fund aventures dyvjeçare te Vllaznia, por duket se maredheniet qe ka patur me pjestaret e tjere kane qene shume te mira dhe kjo shikohet edhe nga mesazhet e shumta qe ka marre.

Matko Djarmati u largua zyrtarisht nga Vllaznia, por në Shkodër duket se ka lënë shumë miq. I graduar si drejtor sportiv, kroati i dha fund bashkëpunimit me kuqeblutë.

Menjëherë pas zyrtarizimit, mesazhet kanë qenë të shumta, teksa së fundmi është Ideal Lekiqi që shpreh konsideratat më të larta për të.

Përmes një postimi në Instagramin e vet, trajneri i portierëve në Shkodër shkruan: “Drejtor të uroj suksese në karrierë dhe familje. Faleminderit për mirëkuptimin në këto 2 vite të bukura që kaluam së bashku. Të uroj me zemër çdo të mirë brate (vëlla)”, shkruan ai.