Vllaznia udhëton nesër drejt Korçës për tu ndeshur me vendasit në javën e fundit të kampionatit.
Shkodranët janë në një rrezik shumë të madh për të rënë nga Superliga këtë sezon dhe ndoshta edhe një fitore kundër kampionëve nuk do mjaftojë të mbijetojë në rast se në krahun tjetër fiton edhe Kamza kundër Partizanit.
Por përpara një sfide të tillë, trajneri i Vllaznisë, Ervis Kraja duket se është bërë nostalgjik.
Në profilin e tij në Facebook ai ka shpërndarë disa foto të periudhës kur ai aktivizohej me Skënderbeun.
Duket se trajneri në njëfarë mënyre përpiqet të tregojë se edhe ai ka kontribuar në vite për atë fanelë dhe atë ekip pavarësisht se nuk e shkruan diçka të tillë./newsport/