Pas barazimit te sotem 1-1 ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne “Selman Stermasi”, trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç ka folur gjate per kete ndeshje edhe ne “Rubrika Sportive”.
Njeriu i pankines shkodrane ka folur edhe per çeshtjen e kartonit te kuq te Torrases, per te cilin pretendohet se lojtari i Tiranes nuk e goditi Isaevskin.
Per kete moment, Brdariç eshte shprehur: “Kartoni i Torasa? Nuk mund të them shumë për këtë lojtar se gjyqtari mori vendimn e tij dhe unë e respektoj. Nuk mendoj se ishte simulim, unë shoh një prekje. Lojtari i Tiranës e shtyn lojtarin tonë, nuk ishte shumë por ishte shtyrje”.
Gjate ndeshjes, trajneri i Vllaznise eshte pare herepashere i irrituar me disa vonesa loje nga futbollistet e Tiranes dhe per kete arsye eshte ndalur edhe gjate emisionit kur eshte shprehur:
“Tirana nuk donte të luante futboll në 45 minutat e dyta, me vonesa. Një ndeshje futbolli nuk është vetëm një rast, janë shumë gjëra”.