Trajneri i Everton, David Moyes ka folur përsëri për gjendjen e Armando Brojës. Tekniku i ekipit anglez thotë se Broja mund të jetë në stol që nesër në sfidën që ekipi nga Liverpool do të luajë përballë West Ham.

“Broja po përgatitet për rikthimin. Është pak si Jusef dhe Coleman, të cilët kanë pasur pesë ose gjashtë ditë të tjera stërvitje, ndërsa Broja sapo është kthyer në mesin e tyre. Ai sapo po afrohet, por shpresojmë se do të jemi në gjendje ta marrim atë në stol për ndeshjen e nesërme”, tha Moyes.

Në rast se Broja do të ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, sigurisht që sulmi kuqezi do të ishte më efikas dhe i “frikshëm”. Ndërsa kujtojmë se Sylvinho do të bëjë publike listën ditën e nesërme në orën 21:00.