Prej nje jave Vllaznia ka nisur stervitjen dhe gjate ketyre diteve futbollistet kane marre ngarkesa te medha stervitore. Deri me tani gjerat kane shkuar mire dhe ato i kane perballuar me sukses por padyshim qe kjo ka shkaktuar edhe lodhje tek to.

Per kete arsye, stafi teknik ka menduar t’iu beje edhe nje dhurate lojtareve. Pasditen e djeshme, trajneri Jonuz e ka lene pushim skuadren ngaqe ka dashur qe te ndjeke ndeshjen e kontrollit qe u zhvillua ne mes lojtareve qe pretendojne te kene nje vend tek Vllaznia.

Por sakaq, bazuar edhe ne programin stervitor javor, edhe paraditja e se enjtes ka qene pushim dhe prandaj futbollistet kane patur mundesi “te marrin fryme” dhe te behen pastaj gati per stervitjen e pasdites.

Per kete te fundit do te kete nje ndryshim sepse ajo nuk do te zhvillohet ne kompleksin “Zmijani” siç ka ndodhur ditet e fundit, por ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nderkohe, neser do te kete si zakonisht dy seanca, e po ashtu edhe te shtunen. Me ndryshimin e vetem se seanca e pasdites do te jete e shoqeruar me nje ndeshje miqesore, pikerisht ate qe do te zhvilloje ne Lezhe ndaj Beselidhjes.