Ka kohe qe flitet per te, per 03 ndeshjet me kombetaren e Ugandes, per duelet me Salah dhe shume gjera te tjera. Mbrojtesi ugandez Godfrey Walusimbi me ne fund ka mberritur ne Shkoder dhe nga dita e enjte eshte vene ne dispozicion te trajnerit Mirsad Jonuz.

Ky i fundit mezi ç’e ka pritur ardhjen e tij sepse krahu i majte i mbrojtjes ka çaluar jo pak ne keto javet e para te kampionatit. Ne ndeshjen e pare u aktivizua ne kete pozicion maqedonasi Gligorov i cili u demtua po ne ate takim dhe qe atehere nuk ka luajtur me.

Pas tij u provua Gurishta ne dy ndeshje ndersa ne dy te fundit aty po luan mesfushori Marku. Ne keto rrethana, ardhja e Walusimbit ka kenaqur te gjithe dhe padyshim qe interesi i tifozeve eshte nese do ta shohin ne fushe kete lojtar qe neser ndaj Skenderbeut apo jo.

Nga sa behet e ditur, trajneri Jonuz nuk e ka grumbulluar kete lojtar per takimin ndaj korçareve. Kjo ngaqe mbrojtesi i majte sapo ka ardhur dhe padyshim qe i duhen disa dite qe te ambjentohet me skuadren dhe te kape ritmin e stervitjes.

Pritet qe 30 vjeçari me shume pervoje te jete nje lojtar i rendesishem per Vllaznine megjithate duhet pritur prezantimi i tij ne fushen e lojes.
www.shkodrasport.com