Tekniku i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, tani duket se ka filluar që të lëkundet në mendimin e tij për sa i përket objektivit që ka me Vllazninë këtë sezon.
Ai përherë ka qenë optimist se me ekipin e tij do të shihte për më lart në tabelën e klasifikimit. Pas humbjes minimale ndaj korçarëve, duket se ka lëkundur edhe mendimin e tij, për sa i përket objektivit që ka tani me këtë ekip.
I pyetur nëse Vllaznia tani është më pranë “play out”-it, ai është shprehur: “Pas kësaj humbjeje jemi në këtë zonë, por kemi edhe 12 takime ku ne duhet që të japim maksimumin.
Nëse do të arrijmë që ta shpëtojmë Vllazninë edhe nëse kemi për të arritur që ekipi të jetë në gjysmëfinalen e Kupës, edhe për mua që jam trajner prej më shumë se 20 vitesh, ka për të qenë dëshira më e madhe që kam pasur deri tani në karrierën time. Ne do të bëjmë gjithçka që ta realizojmë objektivin”.