Larg skuadres megjithate klubi Vllaznia nuk ka harruar te uroje trajnerin e saj Mirsad Jonuz me rastin e ditelindjes se tij. Tekniku maqedonas pikerisht sot mbush 58 vjeç dhe klubi shkodran e ka uruar ne faqen e tij zyrtare.
Ne fakt kjo ditelindje, ashtu si dhe disa te tjera te pjestareve te Vllaznise, kane ardhur pikerisht ne nje periudhe te veshtire kur secili ndodhet prane familjes se vet per shkak te pandemise qe ka pushtuar Boten.
Jonuz vleresohet maksimalisht ne Shkoder per punen e mire qe ka bere gjate ketij sezoni me ekipin e Vllaznise dhe sidomos ne dy fazet e para te kampionatit gjerat shkuan shume mire per te.
Ne te treten disa gjera ndryshuan megjithate Vllaznia mund te arrije objektivin qe ka nese kampionati rikthehet aty ku u ndal. Megjitate deri atehere ka ende kohe.
Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe i uron trajnerit Mirsad Jonuz edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe njekohesisht suksese ne drejtimin e Vllaznise.
© shkodrasport.com