Vllaznia pas fitores ndaj Kstriotit në Loro Boriçi, do të luajë ndeshjn e rradhës në Kupë përballë Flamurtarit në Vlorë në 26 shtator, ora ditën e hënë në orën 15.00.

Trajneri Mirel Josa ka mbledhur skuadrën në stërvitjen e parë ditën e djeshme për tu përgatitur për Flamurtarin dhe Teutën. Tekniku tiranas i bën thirrje ekipit të mos nënvlerësojë Flamurtarin pasi vitin e klauar i njëjti ekip i rrezikoi përsëri në ndeshjen e Kupës.

Ekipi nuk është i plotë për Josën pasi lojtarët Boshnjaku dhe Latifi vazhdojnë fazën e rikuperimit. Smajli, Spahija dhe Delaj janë me Kombëtaren U-20 dhe Darko Bulatovic po stërvitet veçmas.

Përveç Boshnjakut dhe Latifit, pjesa tjetër pritet t’i bashkohet grupit në përgatitjet finale për dy ndeshjet e rradhës. Ajo qe duhet thene eshte se tashme do shikohet ne ditet ne vazhdim, megjithate planet po behen serish pa keta lojtare.