Dilema e vetme e trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa për ndeshjen e nesërme ndaj Universitateas së Kraiovës, është Aralica apo Nunesh në sulm. Trajneri Josa ka provuar të dyja formacionet.
Vllaznia pritet të luajë ndaj rumunëve me një 11-she, që fillon nga Zogoviç në portë. Gurishta, Juriç, Bulatoviç dhe Hakaj në mbrojtje. Në mesfushë, Jonuzi, Boshnjaku dhe Marku. Sulmi është i përbërë nga treshja Hoxhaj, Çoba dhe Kaina Nunesh, që janë gati për të qenë në fushën e lojës.
Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë në emra, por jo në rreshtim, nëse Josa aktivizon Aralicën. Trajneri i Vllaznisë nuk pritet të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Universitateas së Kraiovës, që do të luhet mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 19:30, në stadiumin “Ion Oblemenco”.
Ne seancen e sotme e cila ka qene edhe e fundit, mesohet se trajneri Josa nuk e ka aplikuar lojen e zakonshme ku zakonisht dhe mesohet me shume ne lidhje me formacionin e gjera te tjera dhe mbase e ka bere kete gje, per t’i mbajtur ne tonus te gjithe lojtaret.
Maringlen ZHIVANI