Vllaznia ka mbyllur përgatitjet në terren për ndeshjen e rradhës me Flamurtarin, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Josa e nisi seancën stërvitore me një analizë që në fokus kishte të dy ndeshjet e rradhës, Flamurtarin dhe Laçin.

Kështu, ndër të tjera, Josa kërkoi nga skuadra të qëndrojë me “këmbë në tokë” dhe të rikthehen te rezultatet pozitive, pasi pavarësisht kundërshtarit, një hap fals do të ishte shumë shqetësues për shkodranët, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë dinjitoz që po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat, por që në këto takime ka treguar që mund të bëjë keq.

Sa i takon formacionit titullar, dilemat janë të shumta dhe trajneri Josa akoma nuk e ka zgjedhur 11-shen e tij për duelin përballë Flamurtarit. Përqëndrimi i futbollistëve është maksimal dhe skuadra vijon të përgatitet me intensitet të lartë.

Josa e ndau fillimisht skuadrën në dy grupe, ku binte në sy humori i lartë dhe batuat mes futbollistëve. Më pas, trajneri kryeqytetas vijoi me ushtrimet e përgjithshme në funksion të sfidës së ditës së nesërme.

Atmosfera në ekip në prag të dy ndeshjeve është shumë e mirë dhe tek të gjithë ekziston dëshira e madhe që ecuria e mirë të vijojë me rezultate pozitive. Në këtë moment, flitet vetëm për ndeshjen e rradhës, që do të jetë ditën e nesërme ndaj Flamurtarit.
Maringlen ZHIVANI