Partizani doli më në fund nga kriza duke marrë një fitore në kampionat në vitin 2023 dhe trajneri Xhovani Kolela i është gëzuar pikërisht këtij suksesi, pasi loja, siç e pranoi edhe ai, ka lënë për të dëshiruar.

“Çfarë ka ndryshuar me më parë? Skuadra ka ndryshuar, nuk kemi çfarë të bëjmë. Jam dakord që ka ndryshuar, por ekipi duhet të gjejë ekuilibra të rinj se kanë ndryshuar lojtarët. Është një moment mosbesimi kur nuk vijnë rezultatet, të bëjnë të luash më keq.

Shpresojmë që kjo fitore të na ndihmojë të rifitojë besimin dhe të kthejë në formë ata që kanë ardhur se kush vjen nuk është në gjendje si ata që kanë ikur dhe pak nga pak do ia dalim. Ky është një nga objektivat në këtë vit, që të zhvillojmë lojtarët e rinj. Sa më shumë të vijnë, aq më mirë është.

Kanë ardhur djem shumë inteligjentë që kanë motivim të madh dhe shumë dëshirë. Jam unë i pari që inatosëm, por nuk jam unë ai që duhet t’i kërkoj shumë gjëra që i bëjnë për herë të parë në jetën e tyre. Si nga ana fizike, si psikologjikisht, në 5 minuta nuk mund t’i kërkoj Mba që të bëjë diçka që nuk e ka bërë kurrë në jetën e tij.

Nuk më intereson, nuk do të flas më për titullin, t’i bëjmë ndeshjet me radhë. Përfundova me Bylisin dhe mendojmë për Erzenin pa thënë pse na duhen tre pikët, duhen 3 pikët dhe do të bëjmë maksimumin për t’i marrë. Pastaj pas disa kohësh do të bëjmë llogaritë dhe të shohim për çfarë na nevojiten”, tha Kolela për “Oversport” pas duelit.