Ditën e djeshme në kuadër të fushatës eliminatore për europianin e të rinjve, përballë ishin Shqipëria U 21 dhe Kosova U 21. Ishin kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ata të cilët në fund ia dolën të triumfonin me rezultatin 2-1. Ky ishte suksesi i parë për Shqipërinë pas katër ndeshjeve, ndërsa Dardanët tashmë kanë mbetur në kuotën e gjashtë pikëve.
Pas sfidës, trajneri i skuadrës së Ballkanit, në Superligën e Kosovës, Ismet Munishi ka mbetur i impresionuar nga sulmuesi i Shpresave, Armando Broja. Tekniku është shprehur se 18-vjeçari do të shndërrohet në një super yll.
“Armando Broja është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai kishte hapin e mirë, teknikën e mirë. Ishte lojtarë i shkolluar. Le ta mbajë mend opinioni këtë futbollist pasi do të bëhet super-yll”, u shpreh Munishi.
Broja aktivizohet me të rinjtë e Çelsit, ndërsa edhe në Angli ka treguar talentin duke qenë sulmuesi kryesor dhe udhëheqësi i londinezëve në repartin ofensiv.