Trajneri i ekipit të Vllaznisë, Elvis Kraja, në daljen e tij të parë për mediat pati theksuar se në skuadër do të ketë ndryshime për dy takimet e fundit.

Por deri ditën e djeshme asgjë nuk mund të thuhet se kush do të jenë të 11 të besuarit e tij për takimin me Kukësin.

Po kush do te ulet ne stol ne takimin ndaj Kukesit? Pritet që të ketë lëvizje në të majtë të mbrojtjes. Në vend të Mersinit po shikohen dy apo tre mundësi. Me e mundshmja eshte aktivizimi i Pjeshkes.

Po ashtu, pritet te kete ndryshime edhe ne mesfushe. Tafili do ta nise si titullar kete takim por pritet te shohim se kush do te perfundoje ne stol nga lojtaret e krahut.

Nuk perjashtohet mundesia qe edhe kapiteni Lika te mos e nise si titullar ne kete takim ngaqe ne ndeshjet e fundit nuk ka kaluar nje moment te mire.

Megjithate, derisa te zbresin ne fushe, ende nuk mund te thuhet me saktesi se kush do te luaje ndaj Kukesit ne ndeshjen e parafundit te kampionatit.