Skuadra e tij sot fiton 7-2 ndaj “Tirana B” duke i bërë një mbyllje të mirë fazës së parë të kampionatit të kategorisë së parë. Ervis Kraja, trajneri i ekipit “Vllaznia B” jo më kot, ka publikuar një status në profilin e tij në facebook ka falenderuar të gjithë lojtarët e tij që mbyllën një fazë me shumë sakrifica dhe njëkohësisht u ka uruar atyre, të ecin sa më parë në karrierën e tyre.
Ja çfarë shkruan Kraja: “Mbyllet me shumë sakrifica faza e parë e Vllaznisë B, Një falenderim për të gjithë ju që u aktivizuat e ishit pjesë e ekipit tonë. Uroj që shumë nga ju të ecni perpara e të rriteni si lojtarë e të shkoni sa më shumë te ekipi i pare, tek Vllaznia jonë e madhe”.
“Vllaznia B” e ka mbyllur fazën e parë të kampionatit duke qenë brenda gjashtëshes së parë të renditjes dhe ndonëse mundësitë i ka patur për më shumë, sërish trajneri i saj duket i kënaqur.
Mbase në fazën e dytë gjërat do të ndryshojnë më për mirë dhe ky ekip do të synojë sërish ngjitjen në kategorinë e parë, aty ku dhe duhej të ishte.
© shkodrasport.com