Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk e nisi mbarë serinë e takimeve finale duke e humbur takimin e parë ndaj Partizanit në shifrat 3-2. Fakti që humbja erdhi në Shkodër, padyshim që i ka mërzitur shkodranët sepse shanset e titullit tashmë kanë kaluar në anën e të kuqve.

Megjithatë trajneri Ermal Kraja nuk ka dëshirë të mendojë kështu. Ndoshta sepse është njeriu i fundit që duhet të mendojë dështimin, përkundrazi beson se ekipi i tij do të përmbysë situatën në favorin e saj.

Duke folur për mediat pas kësaj ndeshje, Kraja është shprehur: “Nuk e nisëm mbarë dhe padyshim që kjo nuk është diçka e mirë. Ndoshta nuk dhamë më të mirën tonë në këtë ndeshje, ndoshta ndikoi edhe arbitrimi në 2-3 momente vendimtare të ndeshjes dhe nga kjo përfitoi kundërshtari që e fitoi këtë finale të parë.

Kjo nuk do të thotë se gjërat kanë mbaruar këtu. Ashtu siç fitoi Partizani në Shkodër, do të synojmë të fitojmë të mërkurën ne në Tiranë dhe pastaj sërish në ndeshjen e tretë në Shkodër. Unë kam besim tek djemtë që stërvis dhe do të synojmë deri në fund për të arritur objektivin që kemi”,
© shkodrasport.com