Ekipi i dytë i klubit Vllaznia, pikërisht ekipi “B” do të startojë nesër ecurinë e tij për herë të parë në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Ndeshja hapëse e kampionatit për kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja do të jetë ajo që do të luajë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase.
Ky kundërshtar në fakt nuk është i panjohur për ekipin shkodran sepse kanë qenë të dy sëbashku në të njëjtin grup të kategorisë së dytë sezonin e kaluar ku në përfundim rrogozhinasit u renditën të parët ndërsa shkodranët të dytët. Kjo nuk do të thotë gjë për trajnerin Ervis Kraja i cili në prag të kësaj ndeshje shprehet: “E nisim në Rrogozhinë kampionatin ndaj Egnatias vendase që duket se është forcuar shumë megjithatë edhe ne jemi Vllaznia dhe do të kërkojmë padyshim të paraqitemi sa më mirë dhe do të tentojmë të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje”.
© shkodrasport.com