Java e gjashte e kampionatit kombetar te futbollit te femrave, ka vene perballe njera- tjetres skuadrat qe ndajne per momentin vendin e pare dhe te dyte ne renditje, Vllaznine dhe Partizanin. Ndeshja do te luhet diten e diele ne ora 13:00 ne stadiumin “Arena e Demave”.

Duke folur ne lidhje me kete ndeshje, trajneri i ekipit shkodran Nikolin Leka duke folur per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur i bindur se edhe ndaj ketij kundershtari, Vllaznia do te tregoje vlerat e saj dhe do ta fitoje edhe kete ndeshje.

“Pergatitjet tone edhe para kesaj ndeshje kane qene ato te zakonshmet sepse ne çdo ndeshje luajme per fitore. Keshtu do te ndodhe edhe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajme diten e diele ndaj Partizanit ku objektivi i vetem per ne do te jete marrja e tre pikeve sepse klubi keto synime ka gjithmone.

Jemi pergatitur ne menyren e duhur, duke marre ngarkesat e duhura dhe duke e pergatitur ashtu si duhet ndeshjen e rradhes ndaj ekipit te Partizanit. Deri tani i kemi fituar te gjitha ndeshjet dhe une jam shume i kenaqur me paraqitjet e vajzave ne fushen e lojes, megjithate ne gjithmone kerkojme dhe me shume prej tyre sepse te tilla jane objektivat tona”.

Ashtu si dhe kampionati i meshkujve, edhe i femrave do te kete ne fund “Final 4” dhe kjo ne njefare menyre e ka zbehur garen. I pyetur se kush mund te jene tre skuadrat e tjera qe do te luftojne ne fund per titullin kampion, trajneri Leka shprehet: “Nisur nga ajo se çfare kane prodhuar keto javet e para te kampionatit, mendoj se tre ekipet e tjera qe do te jene ne katershe ne fund, do te jene ato te Apolonise, Partizanit e Gramshit, megjithate per ne pak rendesi ka se kush do te jete sepse synimet tona jane te qarta”./www.shkodrasport.com/