Vllaznia e femrave ka bere detyren edhe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, duke mundur me rezultatin 4-0 njeren prej rivaleve te saj kryesore, Tiranen.
Pas ndeshjes se luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” per mediat ka folur trajneri Nikolin Leka i cili e ka konsideruar si te rendesishme kete fitore qe sipas tij ishte edhe e pritshme.
“Nuk mendoj se ishte nje fitore e lehte, por nuk mund ta konsideroj as te veshtire sepse skuadra nuk hasi per asnje moment veshtiresi per arritjen e fitores.
Ndodh keshtu sepse skuadra punon fort çdo dite ne stervitje per te arritur tek suksesi. Kuptohet qe objektivi yne kryesor eshte fitimi i titullit kampion. Prandaj dhe vajzat jane te pergjegjshme per veprimet e tyre, luajne ashtu si duhet ne fushen e lojes dhe kuptohet qe edhe fitroja do te vije.
Eshte heret te flasim qe tani per titullin sepse kemi luajtur vetem dy ndeshje deri tani dhe nuk mund te thuhet se kemi dale kampion qe tani, por e kemi nisur kete rrugetim.
Tirana u mendua se do te ishte nje nga rivalet tona, por nuk u shfaq e tille. Mund te jete edhe Apolonia nje rivale, por kete ende nuk e dime. Per ne eshte e rendesishme t’i marrim te gjitha ndeshjet me rradhe ne fund pastaj, ai qe do t’ia beje hysmetin do dale kampion”- ka thene trajneri Leka.
Vllaznia nderkohe e ka lene tashme pas ndeshjen kyçe te kampionatit me Tiranen dhe nga neser do te nise te mendoje per sfiden e se enjtes ndaj FC Minsk e vlefshme per turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes./SHKODRA-SPORT.COM/