Vllaznia e femrave ka fituar sot pasdite me rezultatin 3-0 ndaj kampiones se Gjeorgjise Lanchkhuti ne sfiden gjysmefinale te grupit 2 te turit te pare te “UEFA Women’s Champions League” me golat e shenuar nga Megi Doçi e Klaudia Borci ne pjesen e pare dhe Xhesika Ndoj ne te dyten.
Nje fitore me peshe qe e çon kampionen shqiptare ne finalen e ketij grupi me 7 shtator ndaj kampiones se Austrise St.Polten. Ne lidhje me ndeshjen e sotme, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me trajnerin Nikolin Leka i cili nga Gjeorgjia enkas per ne do te shprehej:
“Ka qene nje fitore mese e merituar sepse e kemi dominuar ndeshjen ne te gjitha drejtimet. Kishim pak frike ne fillim ngaqe nuk kishim asnje lloj informacioni per kundershtarin, megjithate me kalimin e minutave vendosem diktatin ne fushen e lojes dhe çdo gje po fliste ne favorin tone.
Ndoshta mund te kishim shenuar edhe me shpejt, por goli i Doçit na çliroi dhe i dha me shume besim skuadres. Ndersa ai i Borcit na dha sigurine se ky takim do te fitohej dhe ashtu ndodhi. Treguam vlerat tona me te mira ndonese skuadra ka pesuar jo pak ndryshime kohet e fundit. Treguam se Vllaznia mbetet Vllazni jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne arenen nderkombetare.
Sigurisht qe jemi te lumtura me kete fitore, por nga neser do te nisin pergatitjet per ndeshjen finale te grupit me St.Polten. E kemi te qarte se do te kemi te bejme me nje kundershtar shume me te forte nga ky i sotmi, por Vllaznia asnjehere nuk eshte dorezuar dhe si rrjedhoje do te tentojme rezultat pozitiv edhe ndaj tij”