Nuk i ka dhënë shumë rëndësi rezultatit që në fund ishte në barazim 1 me 1, por për trajnerin e Vllaznisë në futboll femra, miqësorja me kampionen e Kosovës, Mitrovica, i ka shërbyer shumë skuadrës së tij.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka vlerëson debutimin me skuadrën të prurjeve të reja, ndërkohë që deri ditën e nisjes drejt Polonisë thekson se do të punohet për të riparuar ndonjë defekt të konstatuar. Sa i përket objektivit, Leka konfirmon besimin e tij dhe të pjesës tjetër të skuadrës që Vllaznia do të kualifikohet në 32 skuadrat më të mira të Europës.
Profesor, 1-1 përballë kampiones së Kosoëvs, Mitrovica. I kënaqur me rezultatin dhe me atë çfar dha skuadra në këtë ndeshje?
Ishte një ndeshje miqësore. Për ne nuk ka rëndësi rezultati, jemi në fazë përgatitore dhe drejt përfundimit të saj, sepse dihet se me datë 20 gusht kemi ballafaqimin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës. Dhe, për këtë them se kjo ndeshje na vlejti shumë për të parë anën negative dhe atë pozitive të ekipit në mënyrë që edhe këtë javë që kemi në dispozicion të përmirësojnë gjithçka duhet prmirësu.
Në formacionin tuaj përballë Mitrovicës u panë edhe blerjet e reja, ciështë vlerësimi juaj për to?
Në përgjithësi jam i kënaqur me ato blerjet, sidomos me ardhjen e fundir që ka mbërritë një ditë më parë në skuadër, ku edhe pse lodhja bën të veten bëri paraqitje pozitive. Por, gjithësesi, jo vetem blerjet e reja, por edhe vajzat e tjera të ekipit kemi në ekip ka vend për të përmirsuar, gjë që do ta bëjmë me kohën që kemi në dispozicion.
Pak a shumë, ky është formacioni i parë që do të luani në Poloni me datë 20 gusht?
Skuadra është kjo, ndërsa sa i përket formacionit të parë deri ditën e ndeshjen duhen parë shumë gjëra, kryesisht gjendja fizike e vajzave dhe elemente të tjera. Ky i përballjes me Mitrovicës ishte një projekt testi, por në ditët në vazhdim mund të kemi edhe lëvizje të tjera, pasi realisht kemi 18 vajza që janë të gatshme për formacion.
Dhe, në mbyllje, objektivi i Vllaznisë në këtë përballje të parë zyrtare, apo edhe në tërësi për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve të Europës?
Padyshim që objektivi i jonë është ai që e kemi cilësuar edhe herët e tjera, kualifikimi në 32 skuadrat më të mira europiane. Afrimet cilësore që bërë presidenti Matija dhe përgatitja intensive në fazën përgatitore na e jep këtë besim për realizimin e objektivit.