Suksesi i djeshëm i Vllaznisë së femra që mori kupën e pestë rradhazi padyshim që ka gëzuar të gjithë pjestarët e saj.
Një ndër to që ka ndjerë sërish emocione është edhe trajneri Nikolin Leka. Ai kuptohet që ka meritën e tij për punën me vajzat dhe ky është një sadisfaksion për të.
Në prononcimin e bërë padyshim që shprehet se përveç fitimit të trofeve, e rëndësishme për këtë ekip është edhe rritja e cilësisë.
“Ishim përgatitur për këtë finale ndonëse diferencat në mes dy ekipeve i njihnim megjithatë ne bëmë punën tonë.
U përgatitëm për këtë finale ashtu siç përgatitemi për çdo ndeshje. Finalet padyshim që janë të bukura gjithmonë, titujt padyshim që janë edhe më të bukur sepse për to punojmë por për ne, më e rëndësishme është ecuria e ekipit.
Për ne vlen shumë mënyra si luajnë këto vajza sepse objektivi ynë është që ato të luajnë bukur dhe të spikasin në fushë dhe jo thjesht fitimi i trofeve.
Ne duam që trofetë t’i fitojmë me lojë të bukur, me kompaktësi veprimesh dhe gjitha të tjerat me rradhë”- është shprehur Leka.
www.shkodrasport.com