Ne Shkoder mezi e presin sfiden e se merkures ndaj Juventusit, e vlefshme per turin e dyte te “UEFA Women Champions League”. Vllaznia eshte grumbulluar ne kete pragndeshje dhe ne rradhet e pjestareve te saj ka optimizem per nje paraqitje te mire ndaj ketij kundershtari.
Trajneri Nikolin Leka ne prononcimin e tij per mediat ne kete pragndeshje, e ka vleresuar ne maksimum kundershtarin, por ka lene te kuptohet se Vllaznia respekton çdo kundershtar, por respekton edhe veten.
“Kjo eshte nje ndeshje e madhe per ne sepse te luash ndaj nje skuadre si Juventusi kuptohet qe eshte nje kenaqesi e veçante, por edhe pergjegjesi e madhe. Jemi pergatitur ashtu si duhet per te dale sa me mire nga ky 90 minutesh.
E dime veshtiresine e kundershtarit me te cilin do te luajme, por ne fakt ne jemi pergatitur per kete gje sepse çdo kundershtar qe do na binte ne kete tur, do te ishte po kaq i forte sa Juventusi.
Vllaznia do te futet ne fushe per te bere punen e saj dhe per te kerkuar nje rezultat pozitiv. Ne kemi respekt per secilin ekip me te cilin ndeshemi. Nuk na tremb askush, perfshi ketu edhe Juventusin sepse ne fund te fundit jemi me merite ne 32 skuadrat me te mira te Europes dhe nuk na ka falur kush gje”- ka thene nder te tjera trajneri Leka.
Por nderkohe te plote prononcimin e tij dhene sot per mediat, mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: